Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim diplomatin amerikan, Robert Karem

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim diplomatin amerikan, Robert Karem

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare të SHBA-ve, Robert Karem, i cili po qëndron në Kosovë në kuadër të kremtimit të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Kryeparlamentari Veseli dhe zyrtari i lartë amerikan diskutuan për zhvillimet aktuale në vendin tonë, për mbështetjen e gjithanshme të SHBA-së ndaj Kosovës dhe vazhdimin e bashkëpunimit e të miqësisë midis dy vendeve. Veseli falënderoi Ndihmës Sekretarin Karem për përkrahjen që shteti Amerikan ka dhënë për Kosovën në kohë dhe rrethana të ndryshme, ndërsa shtroi nevojën për mbështetje të mëtejme dhe ruajtjen e fokusit për Kosovën në agjendat e politikës amerikane.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …