Sot
në Parlamentin Evropian pritet të votohet për hyrjen në fuçi të Marrëveshjes së
Stabilizim Asociimit në mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Gjatë debatit të
mbrëshmëm në Parlamentin Evropian, raportuesja për Kosovën në Parlamentin
Evropian, Ulrike Lunaçek, ka deklaruar se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit është një
akt historik në raportet në mes të Kosovës dhe BE-së, sepse është dokumenti i
parë që rregullon raportet kontraktuale në mes të këtyre palëve. Ne duhet ta
shfrytëzojmë rastin që përmes kësaj marrëveshje të ndihmojmë edhe procesin e
liberalizimit të vizave me Kosovën, në mënyrë që kosovarët të mos jenë të
vetmit qytetarë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të cilët nuk gëzojnë
lëvizjen pa viza në shtetet e Bashkimit Evropian, ka theksuar eurodeputetja
Ulrike Lunaçek.
Kontrolloni gjithashtu
Arben Mustafa: Me Bedri Hamzën Kryeministër, pensionistët do të marrin 1000 euro më shumë brenda një viti
Koordinatori për Financa në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa ka deklaruar se në qeverinë …