Kryetari i vendit, Hashim Thaçi priti në takim Bruno Questel, përfaqësues zyrtar i Francës, i cili ia ka dorëzuar numrit një të Kosovës letrën e urimit të kryetarit të Francës, Emmanuel Macron për dhjetëvjetorin e pavarësisë. Ai ka falënderuar atë për pjesëmarrjen në festimet e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës. “Vlerësoj lartë vizionin e presidentit Macron për perspektivën e qartë që shtetet e Ballkanit Perëndimorë duhet të kenë për anëtarësim në Bashkim Evropian”, ka thënë Thaçi. Ai ka theksuar se roli i Francës në rajon është shumë i rëndësishëm në sigurimin e paqes afatgjatë dhe krijimin e stabiliteti të qëndrueshëm. Nga ana tjetër, Bruno Questel, përfaqësues zyrtar i Francës në emër të kryetarit Macron ka uruar Thaçin por edhe të gjithë qytetarët për dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës. Në fund, i pari i Kosovës ka thënë se marrëdhëniet e mira bilaterale me Francës duhet t’i forcojmë edhe në ekonomi, arsim dhe kulturë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …