Për nder të festës së 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, në Skenderaj u mbajt turneu, ,,Kupa Pavarësia’’ në futboll të vogël. Në këtë turne morën pjesë gjithsej 18 ekipe. Dy rundet e para u zhvilluan me datën 16.02.2018, ndërsa gjysmëfinalja dhe finalja kaluan në natën e 17 shkurtit. Në finale u përballën Vëllezërit Rrustemi – Etc Mitrovicë, në të cilën triumfuan Vëllezërit Rrustemi. Ky turne u mbështet nga:
-
Komuna Skenderaj
-
Palestra “Arena” në Runik
-
Tahir Çitaku – mergimtar dhe
-
Valon Kajtazi – mergimtar