Republika e Kosovës i kërkon Omanit vendosjen e marrëdhënieve diplomatike

Republika e Kosovës i kërkon Omanit vendosjen e marrëdhënieve diplomatike

Ministri i Jashtëm i vendit, Behgjet Pacolli, ka kërkuar sot që Kosova dhe Omani të vendosin marrëdhënie diplomatike. “Kosova i është mirënjohëse Sulltanatit të Omanit për njohjen e Kosovës si shtet të Pavarur dhe Sovran, por në mënyrë që të thellojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin në mes dy vendeve, Republika e Kosovës dhe Sulltanati i Omanit duhet të vendosin marrëdhënie diplomatike si hap i parë në këtë drejtim”, ka thënë Pacolli, gjatë një takimi që ka zhvilluar sot në Prishtinë me Ambasadorin e Sulltanatit të Omanit, në Londër, Sheik Abdulaziz bin Abdullah bin Zahiri Al-Hinai.

Ky i fundit ishte caktuar nga Qeveria e tij të marrë pjesë si mysafirë në shënimin e dhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. “I kërkova Ambasadorit të Sulltanatit të Omanit, që bashkëpunimi mes dy vendeve të arrijë një nivel më të lartë, duke filluar me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike”, ka thënë Ministri Pacolli, duke shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e Institucioneve të Kosovës që të rrisin bashkëpunimin ndër-shtetëror. Nga ana e tij, Ambasadori i Omanit Al Hinai, i përcolli ministrit Pacolli, urimet e Sulltanit të Omanit për dhjetëvjetorin e Pavarësisë dhe shprehu gatishmërinë për të intensifikuar marrëdhëniet ekonomike dhe ato qeveritare, bën të ditur një njoftim nga MPJ.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …