Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi duke folur në një emision televiziv lidhur me çështjen e Demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, ka saktësuar se problem më i madh se Demarkacioni janë marrëveshjet politike të arritura në Bruksel, gjatë dhe pas vitit 2013. Kishim para pak kohe edhe përpjekjet për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Të gjitha këto probleme janë krijuar nga kryetari i tashëm i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai atëherë ka qenë përgjegjësi kryesor që është nënshkruar Marrëveshja, të cilën Kuvendi i Kosovës nuk e ka ratifikuar. Tani ai ka nënshkruar një Marrëveshje tjetër dhe e ka pranuar gabimin e mëhershëm. Politikisht mund të jetë edhe ajo se çfarë po flitet, si një përpjekje për ta tejkaluar gjendjen dhe natyrisht kjo duhet të shikohet edhe si një përpjekje për dalje nga kriza. Pas kësaj Marrëveshjeje të re që është bërë, janë vetë deputetet që duhet të vendosin, ka thënë mes tjerash ish kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …