Sociologu, Gëzim Tushi: Plakja e popullsisë shqiptare me përmasa dramatike!

Sociologu, Gëzim Tushi: Plakja e popullsisë shqiptare me përmasa dramatike!

Sociologu i  njohur, Gëzim Tushi, në një intervistë dhënë publicistit, Albert Zholi ka thënë se “plakja e popullsisë në Shqipëri  është një dukuri që ka shkaqet e saj. Tashmë është prezente edhe në Shqipëri, e cila nëse dikur ishte vendi europian me moshën më të re, rreth 27 vjeç, sot ka arritur mesataren e moshës 35 vjeç. Edhe pse nga pikëpamja e moshës mesatare nuk jemi ndër listën e vendeve me popullsi me moshë të plakur, shqetësues është ritmi i lartë i procesit të plakjes, që është nga më të lartit në Evropë. Kjo sepse shpejtësia e plakjes së popullsisë shqiptare po shfaqet me dinamikë të lartë. Mjafton të themi se nëse në vitin 2006 mosha mesatare ishte 31.8 vjeç, tani e ka kaluar moshën 37.2 vjeç. Shkaqet janë të shumta, me natyrë materiale dhe kulturore, që lidhen me ndryshimin e konceptit për jetën, ndryshimin e tipologjisë së martesës, strukturës së familjes, kontrollin e lindjeve, etj. Së pari, një nga shkaqet evidente është ulja drastike e lindshmërisë. Të dhënat flasin për një ulje të ndjeshme të saj. Kjo ka bërë që nga 5 fëmijë për grua që kishte shoqëria jonë në vitin 1970, sot ajo ka zbritur në 1.67. Ndërkohë që për të mbajtur konstant këtë numër të popullsisë që kemi, do të duhej të kishim 2.1 fëmijë për grua. Pra, kemi kaluar në një situatë kur ndodhemi nën normën e zëvendësimit aritmetik të popullsisë. ( Më shumë, në intervista…)

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …