Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi,
në një intervistë për ditoren ‘Epoka e Re’, ka folur edhe për zgjedhjen e
presidentit të vendit. Ai ka shprehur bindjen se përmes koalicionit qeverisës është
siguruar legaliteti dhe legjimiteti i plotë për zgjedhjen e të parit të
shtetit. “Kemi një koalicion që ka mbi 2/3 e numrit të përgjithshëm të
deputetëve, që njëkohësisht janë përfaqësues të partive politike që
përfaqësojnë shumicën dërrmuese”, ka deklaruar Kuçi. Ai, më tej, ka vlerësuar
se zgjedhja e presidentit është shumë e lehtë kësaj radhe, për shkak se për këtë
post është kryetari i partisë më të madhe politike në vend, politikani më i votuar
dhe udhëheqësi i luftës. “Kandidati Thaçi ka autoritetin dhe përvojën politike
dhe të proceseve historike të Kosovës së re në 18 vitet e fundit, duke u
identifikuar me udhëheqjen e luftës për liri, duke udhëhequr vendin në kohën e
pavarësisë dhe duke qenë kryetar i partisë politike për mbi 16 vite si dhe
kryeministër i vendit për dy mandate”.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri izraelit i Bashkëpunimit Rajonal, David Amsalem, ka bërë thirrje për një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Hamasin
Ministri izraelit i Bashkëpunimit Rajonal, David Amsalem, ka bërë thirrje për një “marrëveshje gjithëpërfshirëse” të …