leoni

Edi Rama: Depolitizimi i komisioneve ishte ndër pikat kryesore, që në raportin e parë të ODIHR-it, për zgjedhjet në Shqipëri

Edi Rama: Nuk ishte një deklaratë serioze çështja e kryetarit të shqiptarëve, më tepër ishte një imagjinatë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka sqaruar deklaratën e tij në ditën e Pavarësisë së Kosovës për një kryetar  të përbashkët për Kosovën dhe Shqipërinë. Bëhet fjalë për një deklaratë e cila ka shkaktuar shumë debate, disa duke e “mbështetur” e disa duke e “kundërshtuar” idenë e tij. Ishte një fjali e lirë e cila u shkëput nga konteksti dhe kthye në një program politik. Në fjalën e atij rasti, i lejova vetes që të vrapoj me imagjinatë, se si mund të jetë 20-vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Është sport kombëtar, por edhe ndërkombëtar, që shkëputet një fjali nga konteksti dhe pastaj bëhet një histori. Por besoj se askush nuk më ndalon të imagjinoj. Sa i përket pastaj artikulimit, se si kjo mund të ndodhë nga ana legjislative imagjinata ime nuk ka shkuar deri aty”, ka deklaruar kryeministri Rama për Top Channel, duke përzier seriozitetin e imagjinatën edhe pse ato të dyja nuk shkojnë bashkë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …