Kryetari Begaj merr mbështetje nga një komunë e Stambollit për investime në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha dhe anëtari i KK të Malishevës, Faik Zogaj, janë duke qëndruar në Stamboll, përkatësisht në Komunën e Kuçukçekmece, ku janë takuar me udhëheqjen e kësaj komune, të cilët kanë thënë se janë të  interesuar të investojnë në Malishevë. Sipas drejtorit të bujqësisë në Malishevë, Murat Hoxha, kryetari Begaj, është takuar me kryetarin e Komunës së Kuçukçekmeces, Temel Karadeniz dhe nënkryetarin Rexhep Sencan, ky i fundit me prejardhje shqiptare, ndërsa gjatë takimeve, kryetari Begaj, i ka njoftuar me mundësitë dhe kushtet që ka Malisheva, për sjelljen e investimeve të huaja. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Kuçukçekmece, komuna më e madhe në Stamboll, Temek Karadeniz, ka thënë se, janë të interesuar edhe ta ndihmojnë Malishevën, por edhe të investojnë në Malishevë, pasi shumë nga bizneset e kësaj komune, kanë mundësi që të investojnë, sidomos në fushën e bujqësisë, ndërsa me hapjen e parkut të biznesit në Malishevë, do të investojnë edhe në hapje të një fabrike tekstili apo diçka të ngjashme, në mënyrë që të krijohen vende pune. Pritet që përfaqësuesit e kësaj komune, shumë shpejt do të vizitojnë Komunën e Malishevës, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit, si dhe të njihen nga afër me kushtet dhe mundësitë që ka Malisheva, për sjelljen e investitorëve, si dhe për fushat ku ata mund të investojnë, por edhe të ndihmojnë.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …