Kryetari Latifi mban takimin e rregullt javor me drejtorët e drejtorive

Në takimin e rregullt javor të kryetarit të Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me drejtorët e drejtorive komunale, u fol për punët qa janë kryer gjatë javës që shkoi, dhe ato që do të kryhen në javët që do të vijnë. Drejtorët kanë shpalosur planet dhe punët e tyre javore para kryetarit Latifi. Takimi është mbajtur në shtëpinë e verës në qytetin e Rahovecit, duke folur për planet qeverisëse kryetari Latifi ka kërkuar nga drejtorët e drejtorive që të  hartojnë edhe planet tre mujore të punës. Po ashtu kryetari kërkoj nga ata që çdo kërkesë dhe shqetësim i qytetarëve të merret parasysh dhe t’ju kthehet përgjigje me kohë dhe pa vonesa të mëtutjeshme. Në këtë takim u tha se duhet pasur kujdes edhe me përdorimin e veturave zyrtare në mënyrë që mos të bëhen shpenzime të panevojshme nga punëtoret e komunës, ndërsa gjatë takimit u fol edhe për organizimin dhe aktivitetet që janë mbajtur me rastin e 17 Shkurtit ditës së Shpallje së Pavarësisë, si dhe pastrimin e lumit Duhllo dhe largimin e mbeturinave të ngurta. Kryetari Latifi ka kërkuar nga drejtorët më shumë përkushtim dhe punë për qytetarët e komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …