Lideri holandez i “Partisë së Djathtë të Lirisë”, Gerrt Wilders, ka kërkuar që të gjithë meshkujt nga radhët e refugjatëve me origjinë nga vendet islame të mbyllen brenda qendrave për azilantë, në mënyrë që femrat e këtij shteti të mbrohen prej tyre. Ai ka marrë si shembull aktin kur disa afrikano-veriorë, natën e vitit të ri kanë sulmuar femrat gjermane. Willders ka bërë thirrje për luftë kundër “terrorizmit të xhihadit seksual”. Partia që udhëheq ky lider i Holandës njihet për qëndrim anti islam, ndërkohë që me qëndrime e deklarata të tilla ai ka fituar simpatinë e shumë qytetarëve të Holandës. Sondazhet aktuale të këtij vendi paralajmërojnë se Partia e djathtë e Lirisë në zgjedhjet e ardhme në vitin 2017 mund të fitojë 36 vend nga 150 sa i ka Parlamenti i Holandës.
Qëndrim anti mysliman i Holandës është i njohur edhe me rastin e Masakrës së Srebernicës, në gusht të vitit 1995, kur forcat holandeze kishin lejuar myslimanët të vendoseshin në Srebrenicë, por edhe pse ishin zotuar nuk i kishin mbrojtur nga kriminelët serbë. Për më tepër ata krejt gjakftohtë kishin përcjellë krimet monstruoze dhe kishin incizuar nga afër plojën sodomiste serbe, e cila me të gjitha armët e rënda kishte sulmuar dhe kishte vrarë, pushkatuar e masakruar 8.000 myslimanë gjatë një dite.
Holanda ka pranuar që në territorin e saj të funksionojë Gjykata Speciale kundër UÇK-së, me faktin se të gjithë të akuzuarit nga Dik Marti dhe regjimi i Beogradit, janë shqiptarë të besimit islam dhe kjo nuk është një rastësi. ( RKL, Burimi: Al-Xhazira)