Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi kërkon kushte më të mira për Policinë e Kosovës

Rexhep Selimi: Politika qëndron prapa keqpërdorimeve në inspektoratin e Policisë

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, thotë se politika qëndron prapa keqpërdorimeve në inspektoratin e Policisë, por edhe në sistemin e drejtësisë. Ai ka thënë se në të dy këto institucione është krijuar një situatë e rrezikshme. Ekzistojnë parti politike që në vazhdimësi janë munduar ta ushtrojnë ndikimin e tyre të paligjshëm në institucione shtetërore, dhe kemi edhe politizimin e dy shtyllave kryesore, drejtësinë dhe policinë. Për fat të keq përpos problemeve brenda prapa tyre ekziston edhe një mbështetje politike ndaj të cilës këta njerëz brenda ndihen borxhlinj, sepse ata mendojnë se u kanë borxh pasi i kanë futur në këto pozita, ka thënë deputeti Rexhep Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …