Është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ku edhe është proceduar në seancë marrëveshja për kufirin me Malin e Zi. Në sallë ishin të gjithë përfaqësuesit e grupeve parlamentare përveç Listës Serbe. Nuk dihet nëse kryeministri Haradinaj ka arritur marrëveshje me Listën Serbe për të votuar pro Demarkacionit, ndërkohe ende nuk dihet sigurt nëse koalicioni qeverisës ka siguruar votat e mjaftueshme të deputetëve për ta kaluar këtë marrëveshje. Kryesia mori vendim që në seancën e nesërme prej orës 11:00 të shqyrtohet projektligji për demarkacionin me Malin e Zi, bashkë me marrëveshjen e fundit të arritur mes kryetarëve të shteteve të Kosovës dhe Malit të Zi.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …