leoni

Adem Lushaj

Msc. Adem Lushaj: Pas Kushtetutës, a do ndëshkohemi edhe nga Parlamenti?

A do të jenë qytetarët e Komunës së Deçanit, sërish viktimë e politikës kosovare dhe ndërkombëtare? Nëse deputetët e Kuvendit të Kosovës, do pranojnë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, e që do humbnim sipërfaqet e përfolur, së bashku me qytetarë të Pejës, do të pësojnë edhe deçanasit, e sidomos banorët e Strellcit, Dubovikut, Llukës, Gllogjanit e Lëbushës. Nuk jam në gjendje të vlerësoj nëse humbim territor, ngase nuk kam njohuri rreth vijës kufitare, e as nga e kaluara nuk di gjë rreth kësaj çështje. Por nga, përvoja që mora me rastin e faljes së pronave të Deçanit, mund të pranoj se njëjtë po veprohet edhe më këtë vijën kufitare (falje të pronave). Tash, (nëse humbim territor) bile edhe më keq, ngase në krye të Qeverisë së vendit, është njeriu që kishte kundërshtuar në vazhdimësi marrëveshjen e 2015, sikurse që kishte kërkuar nga deçanasit, të pajtohen me faljen e pronave në Deçan.

Një gjë është më tepër se e sigurt, që deçanasit kanë pësuar nga vendimet politike. Gjykata Kushtetuese, në krye me Arta Rama-Hajrizi, e ndikuar nga presionet politike ndërkombëtare e vendore, e në veçanti nga Hashim Thaçi, i “ndëshkoi” njëherë banorët e Deçanit, duke ua marrë pronat publike, e duke ia dhënë Serbisë (Manastirit). Anëtarët e Kushtetueses, me vendimin e tyre, ia pranuan pronësinë e mbi 23 hektar prona publike, manastirit të Deçanit, duke u bërë pjesë e së keqes dhe përgjegjës para qytetarëve. Vendimi i Kushtetueses, assesi nuk do t’i kontribuojë tolerancës ndëretnike dhe përafrimit të këtij institucioni fetar e kulturor, me banorët e këtushëm. Politika ndërkombëtare, e ndikuar nga ajo e Manastirit, po vazhdon të pengojë zhvillimin e turizmit në Deçan, si njëra nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik. Uzurpimet arbitrare të kompleksit më atraktiv turistik të Deçanit, atë të pushimores së fëmijëve “Pishat e Deçanit” dhe Kompleksit “Iliria”, po bën që të kemi humbje të mëdha në zhvillimin e kësaj komune të varfër.

Prania e paqeruajtësve dhe politika e imponuar, qoftë edhe përmes institucioneve të cilat do duhej të ndanin drejtësinë, ka penguar investimet në këto objekte, përkundër interesimit të madh të investitorëve, vendës e ndërkombëtarë. Pengesat që janë duke u bërë për shumë vite, qoftë në shfrytëzimin e resurseve hoteliere-turistike, apo edhe në investimet infrastrukturore në zonën turistike të Bjeshkëve të Deçanit, janë duke na kushtuar me humbje të mëdha.

Humbja e territoreve që pretendohet përmes marrëveshjes më Malin e Zi, do të prek direkt interesat e banorëve të Deçanit. Kjo për faktin se Deçani është komunë bujqësore-turistike dhe falë këtyre territoreve, është e zhvilluar blegtoria. Marrja e pronave të cilat për vite shfrytëzohen nga deçanasit, si për kullosa të bagëtive, ashtu edhe për zhvillim të turizmit, do thotë “vrasje” për banorët e fshatrave të lartcekura, por edhe të fshatrave të tjera.

Plotësisht jemi të vetëdijshëm se politizimi është bërë pengesë në zhvillimin e komunës sonë, ndërsa ne (deçanasit) kemi treguar se nuk do përfillim vendime të imponuara politike, të cilat janë të dëmshme për zhvillimin.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …