Tomë Gashi, avokati i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqit, ka bërë me dije se Gjykata e Apelit në Prishtinë ka përfunduar seancën në të cilën ka shqyrtuar ankesën e tij për katër aktivistët e kësaj lëvizje, të cilët dyshohen për sulmin mbi objektin e Kuvendit të Kosovës. Gashi ka shkruar se aktvendimi i vetëm i drejtë në këtë rast është vërtetimi i pafajësisë për të gjithë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje. Kolegji i Gjykatës së Apelit sa më shpejt që të jetë e mundur do të nxjerrë vendim lidhur me ankesat tona. Ne besojmë se aktvendimi i vetëm i drejtë mund të jetë, vërtetimi i pafajësisë i të gjithë aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje!. Unë besoj në këtë panel të Gjykatës së Apelit të Kosovës në Prishtinë, se po ashtu, do ta ndërpret paraburgimin e padrejtë ndaj këtyre aktivistëve”, ka shkruar Gashi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …