Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në Konferencën e Ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor. Ai i ka bërë të ditur ministrit boshnjak Igor Crnadak, se shpreh keqardhjen e tij për mosrespektimin e formatit të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ftesën e munguar për Kosovën, duke bërë me dije në këto kushte mospjesëmarrjen e tij në këtë takim. Në argumentimin e vet, Ministri Bushati i ka komunikuar Ministrit Crnadak se nuk mund të ketë diskutim kuptimplotë dhe të dobishëm mbi rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, pa qenë të pranishëm të gjithë anëtarët e Ballkanit Perëndimor, në frymën e mirëkuptimit, respektit dhe gjithëpërfshirjes. Tematika e konferencës ishte “Ballkani Perëndimor dhe anëtarësimi në BE: bashkëpunim më i fuqishëm rajonal për një proces më të shpejtë të integrimit evropian”, organizuar me iniciativë të Ministrisë së Punëve të jashtme të Bosnje-Hercegovinës, parashikuar për t’u mbajtur më datë 23 shkurt, në Banja Luka.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …