Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit shtyhet për të premten, në orën 10:00. Seanca ishte paraparë të fillonte dje në orën 11:00, është shtyrë për nesër në orën 10:00. Këtë e bëri të ditur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në një adresim të tij para deputetëve. Ai si gjithnjë shprehu optimizmin e tij për arritjen e një konsensusi lidhur me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Kuvendi i Kosovës në seancën e jashtëzakonshme nuk arriti fillojë shqyrtimin lidhur me përcaktimin e kufirit me Malin e Zi, për shkak të dyshimit se nuk do të votojnë 80 deputetë meqë ka mosmarrëveshje lidhur me raportin e prezantuar. Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj, ka thënë se nëse nuk votohet raporti i komisionit të Shpejtim Bulliqit, ai do të jetë kundër demarkacionit me Malin e Zi. Kundër futjes në votim të këtij raporti kanë marrë qëndrim edhe deputetët e LDK-së, të cilët kanë thënë se do të votojnë kundër nëse raporti i Bulliqit përfshihet në marrëveshje. Në anën tjetër Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se do të votojë kundër, ashtu sikur edhe deputetët e Listës serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …