leoni

Kryetari Elezaj u takua me Drejtorin Ekzekutiv të Institutit KLGI, Besnik Tahiri

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, është takuar me Drejtorin Ekzekutiv të Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, me të cilin ka biseduar rreth programit trevjeçar të KLGI-së: “Mbështetje të Komunave të Forta dhe të Qëndrueshme”, të cilën e mbështet Ambasada Norvegjeze . Tahiri e ka njoftuar kryetarin Elezaj, se programi në fokus ka 4 shtylla: mbështetja në fushën e legjislacionit dhe politikave, fuqizimi e koordinimi ndër dhe brenda komunal, programi i avancuar trajnues LGA mentorshipet për komunat, mbështetja e shoqërisë civile dhe profesionistëve të rinj në nivel lokal. Në shtyllën e programit të avancuar trajnues: “Akademi për Qeverisje Lokale” (LGA), Instituti KLGI ka përzgjedhur shtatë komuna, që do të kenë mundësi të përfitojnë nga ky program si rrjeti më i gjerë i zyrtarëve të trajnuar në nivel lokal, ndër to edhe Komuna e Klinës. Programi përfshin trajnimin e zyrtarëve nga Ekzekutivi (administratën: shërbimet publike, zhvillim ekonomik, mirëqenie sociale dhe legjislativin, Kuvendin e Komunës dhe Komitetin për Politik dhe Financa). Nga Klina do të përzgjidhen katër përfaqësues nga këta trupa e sektorë. Kryetari Elezaj, ka falënderuar drejtorin e këtij Instituti, Tahirin për përfshirjen e Komunës së Klinës në këtë program dhe e ka njoftuar atë edhe me disa sfida që përballet pushteti lokal në Klinë. Tahiri ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në adresimin e këtyre problemeve dhe aplikimin për përfitim nga donatorët. Elezaj dhe Tahiri u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit në interes të ngritjes profesionale të shërbyesve civilë dhe realizimin e projekteve që shkojnë për mirëqenie të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …