Partia Demokratike e Kosovës kërkon konsensus për demarkacionin, vlerëson angazhimin e partive politike

Partia Demokratike e Kosovës kërkon konsensus për demarkacionin, vlerëson angazhimin e partive politike

Partia Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate për medie ka bërë me dije se e vlerëson lartë angazhimin e partive politike për ta gjetur një zgjidhje për demarkacionin. “Partia Demokratike e Kosovës vlerëson lart angazhimin e partive politike parlamentare për arritjen e konsensusit nacional për ratifikimin e Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Arritja e konsensusit, për të cilin sot kishte përpjekje, është e domosdoshme dhe duhet të ndodhë”, është thënë në komunikatën e PDK-së.

Sipas kësaj komunikate, PDK-ja ka shprehur gatitshmërinë që edhe në seancën e së premtes të angazhohet që të arrihet konsensus për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. “PDK-ja shpreh bindjen e plotë se subjektet politike janë shumë afër arritjes së unitetit ndërpartiak që Marrëveshja për Shënimin e Kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi të ratifikohet sa më shpejt. PDK do të angazhohet edhe nesër që të arrihet ky konsensus. PDK falënderon përfaqësuesit e subjekteve të tjera politike parlamentare për dialogun konstruktiv lidhur me gjetjen e zgjidhjes për çështjen kryesore në raport me liberalizimin e vizave për të gjithë qytetarët tonë”, ka përfunduar komunikata e PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …