leoni

Limaj: Sot në 22 vjetorin e rënies e kujtojmë strategun e shquar nga celulat e para të UÇK-së, gjeneralin Ilir Konushevci

Kryetari i NS, Fatmir Limaj pret që këtë javë Kosova ta ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke folur për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, ka thënë për TV Dukagjini se marrëveshjet ndërkombëtare janë nacionale dhe duhet unitet ndërmjet partive politike. Limaj ka thënë se Kosovën e presin ditë të vështira. “Na duhet më u ulë afër dhe bashkë që të përgatitemi për sfidat që e presin Kosovën. Mirë është që na këtu njërin-tjetrin për ta kuptuar”, ka thënë ai.

“Për mua e rëndësishme është që Mali i Zi ka bërë një hap të rëndësishëm. Të vullnetit të mirë. Për të bërë atë veprimin që e bëmë javën e kaluar”, është shprehur Limaj. Lideri i partisë Nisma Socialdemokrate ka bërë me dije se Kosova duhet që brenda kësaj jave ta ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Ai ka thënë se javën e ardhshme Kosovën do ta vizitojnë disa personalitete nga BE-ja dhe, sipas tij, Kosova duhet që t’i pres ata me lajme pozitive.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …