Zëvendës-kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se duke mos e ftuar Kosovën në takimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Bosnja po promovon vlera anti-Evropiane dhe politikë përjashtuese e cila e dëmton bashkëpunimin rajonal. Madje, Hoxhaj e ka quajtur këtë sjellje të Bosnjës dëshmi se Bosnja nuk ka politikë të jashtme të pavarur, por që kjo është direkt e varur nga Beogradi. Hoxhaj ka mirëpritur edhe reagimin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, dhe zëvendëskryeministrit të Maqedonisë, Bujar Osmani, të cilët me të marrë vesh që nuk ka ftesë për Kosovën, kanë anuluar pjesëmarrjen në këtë takim.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …