Treshja e BE-së: Junker, Mogherini, Hahn do të vizitojnë vendet e Ballkanit dhe Kosovën

Treshja e BE-së: Junker, Mogherini, Hahn do të vizitojnë vendet e Ballkanit dhe Kosovën

Kryetari i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, shefja e BE-së, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, do të vizitojnë vendet e Ballkanit, por edhe vendin tonë. Vizita në Kosovë e zyrtarëve evropianë, e paraparë më 28 shkurt, bëhet në kuadër të vizitave  të tyre në Ballkan. Ata do të vizitojnë fillimisht Maqedoninë, pastaj Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Bosnje dhe Hercegovinën dhe ndalesa e fundit e tyre do të jetë në Bullgari. Ky turne, që nisë nga 25 shkurti dhe përfundon më 1 mars, bëhet për të prezantuar strategjinë e BE-së për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Javë më parë, Komisioni Evropian, prezantoi Strategjinë e re të Zgjerimit, ku afate të qarta kohore për anëtarësim në BE, ju dhanë vetëm Malit të Zi dhe Serbisë. Kjo vizitë e diplomatëve evropianë bëhet në kohën kur Kuvendi i Kosovës po bën përpjekje që të ratifikojë Marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, e cila ishte nënshkruar në Vjenë në vitin 2015, ka bërë të ditur Radio-Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …