Pesë libra të rinj, iu janë shtuar nga e premtja studentëve të Kolegjit “Biznesi” në Prishtinë, por edhe dashamirëve të shumtë të librit. Në praninë e një numri të madh pjesëmarrësish, në Amfiteatrin e Madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, është bërë përurimi i 5 librave për nderë të 10-Vjetorit të Pavarësisë.
Shyqeri Kabashi, dekan i Kolegjit “Biznesi” ka thënë se numri i librave shkencore që deri më tash ka botuar kolegji që ai drejton ka arritur në 61. Por, sipas tij, në një të ardhme të shpejt, ky numër do të ngritët edhe më shumë.
“Misioni i vetëm i Kolegjit tonë është edukimi sa më i mirë i brezave të reja. Falë punës së madhe ne me shumë suksese kemi arritur ketë mision. Sot u promovuan pesë libra, por në ditët e muajt në vijim do të botohen edhe shumë tituj tjerë. Të gjithë këtë punë në e bëjmë për studentet që ata të marrin sa më shumë dije” ka thënë dekani Prof.Dr. Shyqeri Kabashi.
Libri më titull “Aspekte teoriko-praktike të ekzekutimit të sanksioneve penale në Kosovë (1945-2014 )” të punuar nga autori Prof. Dr. ResmiHoxha është një hulumtim serioz mbi rëndësin e ekzekutimit të sanksioneve penale dhe vecmas paraqet një kontribut të jashtëzakonshëm në pasurimin e literatrës shqiptare në fushën e ekzekutimit të sanksioneve penale ose penologjinë. Autori në mënyrë të detajuar duke i referuara aspektit teorik nëpërmjet përdorimit të metodave të ndryshme shkencore ka arirtur që të analizojë në detaje të gjitha format e aplikimit të dënimeve të cilat njëkohësisht i parasheh Kodi penal i Republikës së Kosovës.
Po ashtu edhe libri “Burimet e Energjisë” e profesor Xhevat Berishës, është një punim me vlerë për studentët e Kolegjit BIZNESI dhe të gjithë qytetarët, shtetarët e specialistët që do të paraqesin interes në këtë fushë. Në Kapitulline parë: Burimet e energjisë; ka arsyetuar me kompetencë kuptimet themelore të shndërrimit të energjisë. Ndërsa në kapitullin e dytë, trajton çështje të energjisë solare, duke na krijuar një pamje të plotë të kësaj fushe sa interesante aq edhe të dashur jo vetëm për ta ëndërruar, por edhe për ta bërë realitet në mjedisin e vendit tonë. Në kapitujt në vijim, trajton çështjet mbi energjinë Fotovoltaike, duke parë zhvillimin historik të tyre, ndërtimin, sistemet dhe llojet e tyre, si dhe shfrytëzimi e këtyre sistemeve në bujqësi, etj., duke na krijuar besimin se edhe ne mund e duhet të hulumtojmë, të planëzojmë, të organizojmë e të implementojmë në këtë fushë. Ashtu trajton çështje të Energjisë së erës, duke u ndalur kryesisht në madhësitë karakteristike të energjisë së erës, si dhe potenciali i energjisë së erës në Kosovë, që na krijon bindjen e mundësisë së shfrytëzimit të saj për të prodhuar energjinë që na nevojitet duke e ruajtur me kujdes edhe mjedisin jetësor.
Po ashtu edhe libri “Praktika planifikuese në emergjenca” e doktorit Ibush Luzha, është i pajisur me fotografi, harta, grafikë, skema dhe tabela të shumta dhe shumë funksionalë, ai është një punim me vlerë për studentët e Kolegjit BIZNESI. Përmes këtij libri autori na jep një mundësi të krijojmë ide më të plotë për planëzimin në operacionet e emergjencave, kur na kërkon që për praktikën planifikuese në emergjenca të përdorim edhe shenjat konvencionale. Planet që dikton legjislacioni për menaxhimin emergjencave, mënyra e ndërtimit dhe elementet përbërëse të tyre, është një kapitull i veçantë i librit, në të cilin përveç që jepet kërkesat ligjore për planifikimin, tregohet edhe mënyra e ndërtimit dhe elementet përbërëse dhe hartimi i Planeve në nivelin qendror dhe lokal, duke treguar dhe nevojën e harmonizimit dhe përditësimit të planeve; mënyrën e përpilimit të një urdhri për një situatë emergjence, përcaktimin e elementëve të gjendjes së emergjencës apo të jashtëzakonshme etj.Kontrolli i gatishmërisë së forcave e mjeteve për emergjencë, plani i kontrollit dhe përcaktimi i gjendjes, konsiderohet në këtë punim interesant, si një nga detyrat më me përgjegjësi për organet drejtuese e menaxhuese të forcave të emergjencave. Ashtu edhe mënyra e vënies në gatishmëri të strukturave, duke i përshtatur ato për situatat konkrete të emergjencës, të ndodhura a të pritshme, nëpërmjet një diskutimi dhe analize të detajuar për çdo situatë emergjence.
Edhe libri tjetër “Doracak për përgatitjen e provimit profesional për ekspert të mbrojtjes në punë”,i profesor Izet Shehut, është një punim që e çon Kolegjin BIZNESI në gjithë hapësirat e Kosovës, atje ku punohet dhe ku ka nevojë për specialistë për të mbrojtur ata që punojnë. Vepra “Doracak për përgatitjen e provimit profesional për ekspert të mbrojtjes në punë” e profesor Izetit, është një libër që ka 108 faqe të ndarë në nëntë pjesë, i pajisur me tabelat e pyetësorët e nevojshëm, është një punim që do të marrë hapësirë të gjerë në fushën e mbrojtjes në punë. Profesor Izeti, në doracakun e punuar me kujdes, fillimisht ka zbërthyer konceptin dhe përmbajtjen e sigurisë dhe shëndetit në punë, duke arsyetuar rolin dhe rendësinë e sigurisë dhe mbrojtjes në punë, autori na njeh me kornizën ligjore vendore dhe atë të Bashkimit Europian e botëror, të shprehur nëpërmjet ligjeve, konventave, marrëveshjeve etj.
Po ashtu edhe libri i pestë drama “Ëngjëlli i vdekjes” e autorit 16 vjecar Andrin Kabashi është veprim që merret me pasojën, nga e cila, pastaj derivon veprimi qoftë si nominacion qoftë si kundërveprim për të nisur e përmbyllur ciklin e përhershëm e ritmik shkak-pasojë, mund të hetohet lehtësisht në dramën “Ëngjëlli i vdekjes” të autorit Andrin Kabashi. Madje, edhe nga vet motivi për trajtimin e së keqes kundrejt së mirës, jo si nocione filozofike, si figura stilistike a kategori estetike, por si ngjarje reale e ndodhur në fundin e Luftës së Dytë Botëore, na vjen produkti final, përkatësisht pasoja prej së cilës ka buruar ideja për qasjen autoriale në raport me temën e dramës. Është, pra, e ashtuquajtura “Formulë e jetës”, e cila jo vetëm që bëhet tema e dramës,por në fakt ajo është vetë shkëndija iniciuese prej së cilës ka lindur dhe është drejtuar me intensitetin e nevojshëm trilli krijues i autorit, që më pastaj ka marrur formën e materies dramatike brenda formatit të zhanrit dramë në veprën “Ëngjëlli i vdekjes”.
Ajo që në dramën “Ëngjëlli i vdekjes” ka pasur rrezik të rrëshqasë brenda klishesë krijuese është mënyra e ndërtimit dhe e përdallimit të karaktereve të personazheve, e kjo bindje forcohet, jo për faktin se autori është ri në moshë a se është rishtar në lëvrimin e dramës, por për shkak të rrezikut evident që mund të vijë nga hapësira dramaturgjike-skenike në të cilën ndodhen si dhe nga uniformiteti që ta imponion vendi ngjarjes në kuptimin e vështirësisë së ruajtes së strukurës karaketrologjike. Fatmirësisht, Andrin Kabashi nuk bie në këtë kurth krijues, përkundrazi, ia del të zhvillojë dy linja paralele vepruese me anë të së cilave, në plan të parë, para se gjithash, ruan identitetin karakterologjik të personazheve dhe në plan të dytë, qëllimshëm, realizon njëjtësimin e tyre nëpër situata të caktuara skenike, sigurisht, po ashtu, duke i pasur parasysh ngjashmëritë që mund të prodhojë ndikimi i qëllimve të personazheve si dhe monotonia monokromatike e ambientit të burgut si njësi dramaturgjike, përkatësisht si element ndërtues kompozicional.
S’do mend, secili nga personazhet ka biografinë e tij, jo vetëm në kuptimin e jetëshkrimit të tyre në kohën e shkuar, por edhe në të tashmen, prej kur, ata realisht krijohen dhe konsolidohen brenda emërtimit si vetje dramatike.
Në aspektin strukturor “Engjëlli i vdekjes” ka prologun dhe është ndërtuar në 11 skena dramaturgjike. Kjo është drama e dytë e Andrin Kabashit, në të cilën ka disa shenja që vijnë nga dijet e nxëna jo vetëm nga letërsia a artet tjera skenike a muzikore, por edhe nga literatura shkencore e dijeve të fushave të ndryshme. E, këto shenja janë dëshmi për këmbënguljen e Andrinit që na vjen si premtim për të përmbushur, bile edhe për t’i tejkaluar horizontet e pritjeve tona.