Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka deklaruar se Kosova do të ketë urën më të gjatë në rajon.
“Ura më e gjatë në rajon, rreth 7 kilometra, tashmë ka filluar të marrë formën e saj. Dinamika e punëve po na bënë me besu që Autostrada “Arbën Xhaferi” do të përfundojë me shpejtë se sa është planifikuar. Përgëzime për punëtorët dhe stafin menaxhues të B&E”, ka shkrur ministri Lekaj në rrjetin social.