Me projekt-rezolutën e miratuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së me një votim unanim u vendos për të paktën një muaj armëpushim humanitar. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka marrë vendim për vendosjen e “armëpushimit humanitar” një mujor në Siri transmeton Anadolu Agency. Projekt rezoluta e pregatitur nga Suedia dhe Kuvajti që ka presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së u paraqit në Këshill për votim.
Me projekt-rezolutën e miratuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së me një votim unanim u vendos për të paktën një muaj armëpushim humanitar për dërgimn e ndihmave humanitare në Siri dhe veçanërisht për evakuimin e njerëzve të sëmurë dhe të plagosur rëndë në Gutën Lindore nën rrethimin e regjimit. Në vendimin kërkohet dërgimi në mënyrë të “sigurtë, pa pengesë dhe të vazhdueshme” indihmave humanitare në të gjithë Sirinë dhe ndalimin për të paktën 30 ditë të konflikteve “pa vonesë” nga të gjitha palët për evakuimin e “të sëmurëve dhe të plagosurve rëndë”. Ndër të tjera në vendim është kërkuar gjithashtu heqja e rrethimit në Gutën Lindore ku situata humanitare është “alarmante” duke përfshirë edhe rajonet Jarmuk, Fua dhe Kefraja.