Mbledhje e përbashkët ndërmjet DKA-së, kryesisë së Këshillit të Prindërve dhe kryesisë së Sindikatës së Bashkuar të Arsimit në Rahovec

Në mbledhjen e përbashkët të Drejtorisë Komunale të Arsimit, kryesisë së Këshillit të Prindërve, kryesisë të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit për Rahovec dhe drejtorëve të shkollave, ndër të tjera janë debatuar shumë çështje që ndërlidhen me mbarëvajtjen e procesit edukativ-arsimor në komunën e Rahovecit. Përveç shqetësimeve të shumta që u ngritën, në këtë takim u fol edhe për grevën e arsimtarëve që ishte ftuar nga SBASHK-u. Shqetësim i përbashkët ishte humbja e orëve të mësimit dhe çrregullimet që shkaktohen në procesin mësimor gjatë mbajtjes së grevës. Pothuajse ishte qëndrim unanim i pjesëmarrësve që t’ju apelohet palëve, Qeverisë së Kosovës dhe SBASHK-ut që sa më parë të gjejnë një zgjidhje të pranueshme, në mënyrë që të mos pësojnë nxënësit. Përsëritja e thirrjeve për grevë po e dëmton rëndë procesin dhe ka efekte negative për nxënësit, prandaj do të ishte mirë që të mos përdoren fëmijët për arritjen e qëllimeve sindikale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …