Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, is sot vizitën në Ballkanin Perëndimor

Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, fillon sot vizitën në Ballkanin Perëndimor

Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, do të nisë sot vizitën e tij në Ballkanin Perëndimor, për të promovuar strategjinë e re të BE-së për këtë rajon. Vizita e Junckerit në gjashtë shtete të Ballkanit, të cilat janë jashtë Bashkimit Evropian, nis në Maqedoni, ku do të takohet me kryeministrin e këtij vendi, Zoran Zaev. Më herët gjatë këtij muaji Komisioni Evropian ka publikuar strategjinë e re për integrimin e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës në BE. Në mesin e këtyre vendeve, Serbia dhe Mali i Zi janë përmendur si vendet më të afërta për t’u anëtarësuar në bllok deri më 2025, nëse i plotësojnë të gjitha kushtet. Vizita e Junckerit në këtë rajon vjen pas vizitës së ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov në Beograd, i cili ka deklaruar marrëdhëniet e ngushta të vendit të tij me Serbinë, Gjatë vizitës së tij, Lavrov ka përshëndetur rrugën e Serbisë për në BE, mirëpo ka premtuar se Moska do të jetë e lidhur me këtë vend, pavarësisht ndodhive të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …