leoni

Vazhdon trendi i heqjes se nënshtetësisë së Kosovës, në shtatë vitet e fundit 60 mijë qytetarë kanë hequr dorë

Mbi 40.000 shtetas të Kosovës kanë hequr dorë nga shtetësia që nga viti 2009

Mbi dyzetmijë shtetas të Republikës së Kosovës kanë hequr dorë nga shtetësia që nga viti 2009 e këndej, kanë bërë me dije për “Radion Evropa e Lirë”, zyrtarë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas të dhënave të katër vjetëve të fundit, mesatarisht në vit nga nënshtetësia e Kosovës janë liruar më shumë se 5. 000 mijë qytetarë. Trendi i lirimit nga nënshtetësia ka shënuar ngritje nga viti 2014. Në vitin 2014 nga nënshtetësia e Kosovës kanë hequr dorë 5,158 persona, kurse më 2016, ky numër ka shënuar rritje në 5.871 persona. Rroksana Qarri, drejtoresh e zyrës për komunikim publik në MPB, ka thënë se numri më i madh i atyre që kanë humbur shtetësinë e Republikës së Kosovës, vjen nga shtetasit e Kosovës që jetojnë në Gjermani. “Arsyet kryesore të heqjes dorë nga shtetësia janë marrja e shtetësisë së ndonjë vendi tjetër të Bashkimit Evropian, i cili nuk lejon dyshtetësinë për shtetas që nuk janë shtetas të Bashkimit Evropian. Pra, siç mund ta shihni bëhet fjalë për shtetas të Republikës së Kosovës, të cilët jetojnë në shtete të ndryshme të Bashkimit Evropian që një kohë të gjatë jetojnë në atë vend dhe i plotësojnë kushtet ligjore për ta marrë shtetësinë e atij vendi”, ka thënë Qarri.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …