Artan Grubi

Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Maqedonisë, Artan Grubi, do të jetë nikoqir në Konferencën e 13-të

Më 26 shkurt 2018, me fillim në orën 10:00, në Sallën e Kristaltë të Kuvendit, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Artan Grubi, do të jetë nikoqir në Konferencën e 13-të të KOSAP-it.

Konferenca paraqet forum parlamentar për bashkëpunim ndërmjet komisioneve për Çështje Evropiane të shteteve të parlamenteve të përfshira në procesin për stabilizim dhe asocim të Evropës Juglindore.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, do ta hap Konferencën.

Në Konferencë, do të marrin pjesë delegacionet e komisioneve për Çështje Evropiane të parlamenteve të Serbisë, Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës dhe Turqisë. Konferenca do të përqendrohet në dy tema: “Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor” dhe “Ballkani Perëndimor i sunduar nga e drejta”.

Në cilësinë e folësve në temën e parë do të jenë: z. Eduard Kukan dhe z. Ivo Vajgël, anëtarë të Parlamentit Evropian, gjithashtu, në këtë temë do të flasin edhe ambasadori i BE-së në Republikën e Maqedonisë, SH.T. Samuel Zhbogar, dhe kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Parlamentit të Bulgarisë, z. Kristijan Vigenin, në cilësinë e vendit kryesues me Këshillin.

Në temën “Ballkani Perëndimor i sunduar nga e drejta” do të flasin: ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, SH.T. Xhes Bejli, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, z. Nikolla Dimitrov, anëtari i Parlamentit Evropian, z. Knut Flekenshtajn, dhe ministri i Drejtësisë, z. Bilen Saliji.

Shqyrtime përfundimtare në Konferencë do të jap z. Zoran Neçev nga Instituti i Demokracisë „Societas civilis” (IDSCS).

Konferenca do të përfundojë në orën 14:00 me miratimin e Deklaratës së Përbashkët nga ana e delegacioneve.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …