Marrëveshja e partive politike për ta ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit, është dëmi më i madh që i ka ndodhur tokës shqiptare pas Kongresit të Berlinit në vitin 1878.
Kjo marrëveshje dëmton rëndë interesin shtetëror të Kosovës. Kjo marrëveshje cenon rendin kushtetues të Kosovës. E dijmë se ratifikimi i demarkacionit është kërkesë e BE-së për liberalizim të vizave. Por, ky kusht, kjo kërkesë e BE-së nuk është e drejtë.
Ngase për asnjë vend të ballkanit që kanë fituar të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza, nuk ka qenë ky kusht. Bile edhe sot shumë vende të BE-së nuk e kanë të zgjidhur çështjen e demarkacionit mes tyre.
Pse vetëm Kosova duhet ta paguaj këtë çmim?
A nuk mjaftoj që Kosova u desh të paguaj çmimin më të lartë për liri?
A nuk mjaftoj gjenocidi, masakrat dhe terrorizmi mbi popullin e Kosovës?
Tash kërkohet që edhe të falim tokë.
E Serbia e cila ishte autore e gjenocidit, masakrave dhe terrorizmit mbi popullin e Kosovës, ka fituar vite më parë të drejtën e lëvizjes pa viza për qytetarët e saj.
Bile Serbia pritet që sa më shpejtë ta fiton statusin e anëtarit me të drejta të plota në BE.
Kosova ka paguar dhe po vazhdon të paguaj çmime të shtrenjta për lirinë e saj.
Kosovës i mungon një lider i cili edhe jetën e jap për tokë të Kosovës, e jo lider që falë tokë për të mbetur në pushtet.
Falënderoj ZOTIN që ma mundësoj të jem deputeti i parë në Kuvendin e Kosovës që kundërshtova marrjen e tokës së Kosovës nga Mali i Zi (25 Mars 2011).
Edhe sot i qëndroj besnik atij vendimi se nuk duhet falur toka Malit të Zi.
Edhe nëse më kushton me jetë, nuk zbrapsem nga ky qëndrim i imi.
Kështu më mësoj baca Isë Boletini.
Kështu më mësoj baca Adem Jashari.
Kosovë nuk të tradhëtoj,
Kosovë nuk të shes,
Kosovë do të mbroj,
derisa të vdes.
Gëzim Kelmendi