Nenad Canak

Nenad Çanak: Priten trazira në veri të Kosovës, të cilat do të shkojnë në favor të kryetarit rus, Vladimir Putin

Kryetari i Lidhjes së Socialdemokrate të Vojvodinës dhe Këshillit për Integrime Evropiane në Parlamentin  e Serbisë, Nenad Çanak, ka thënë se në periudhën që po hyjmë do të ketë shumë trazira në veri të Kosovës, të cilat do të shkojnë në favor të administratës së presidentit rus Vladimir Putin, sepse kjo do të çojë në forcimin e forcave ekstremiste pro-ruse në Serbi . “Trazira të tilla mund të shpërthejnë edhe në Beograd, pas zgjedhjeve të marsit”, ka deklaruar Çanak për Radion Evropa e Lirë. Ai shtoi se është i gatshëm që këto informacione t’ua japë autoriteteve kompetente të Serbisë. Çanak ka thënë se për vrasjen e Oliver Ivanoviqit nuk i ka akuzuar rusët, por shtoi se ai gjithmonë do të thotë se interesat e Rusisë në këtë moment janë shumë ngushtë të lidhura me destabilizimin, të cilin e sjellin vrasjet e tilla politike.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …