Specializantët, kanë paralajmëruar protestë, pranë Ministrisë së Shëndetësisë, të hënën në ora 12:00. Thonë se edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, por edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, u kishin premtuar se nga janari ata do të sistemohen në vende të punës dhe do të marrin pagë, por sipas tyre një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur. “Me 26.02.2018, në ora 12:00, do të këtë protestë të mjekëve specializantë, pranë Minstrisë së Shëndetësisë, për shkak të mosrealizimit të premtimeve të ministrit Ismajli dhe kryeparlamentarit Veseli, se nga 1 Janari asnjë specializant nuk do të mbetet pa pagë”, thuhet në njoftimin e tyre. Ndërkaq, Ministri i Financave, Bedri Hamza, pati deklaruar se buxheti për shëndetësi do të jetë mbi 200 milionë euro, dhe brenda këtij buxheti do të paguhen të gjithë specializantët.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …