Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, të martën do të raportojë për procesin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Interpol para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.
“Nesër Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën do të raportojë ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj. Raporti ka të bëjë me procesin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Interpol. Takimi do të mbahet në ora 13:00, në sallën S-1”, është thënë në njoftimin e Zyrës për Informim të Kuvendit të Kosovës.