OVL e UÇK-së, dega në Kaçanik, shënon 19 vjetorin e Betejës së 28 shkurtit të vitit 1999 në Gajre dhe rënies heroike të Komandantit të Togut, Hetem Hasaj. Aktiviteti shënohet me një Orë përkujtimore në bashkëpunim me institucionet komunale të Kaçanikut, në vendin e rënies së dëshmorit, në fshatin Gajre, në orën 12:00. Pas përfundimit të orës përkujtimore do të bëhen homazhe në mënyrë të organizuar në Varrezat e Dëshmorëve të Kaçanikut.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …