FHD kërkon vendosjen e një monumenti në Batajnicë, ku janë gjetur trupat e vrarë të 700 shqiptarëve, ndër ta 75 fëmijë

FHD kërkon vendosjen e një monumenti në Batajnicë, ku janë gjetur trupat e vrarë të 700 shqiptarëve, ndër ta 75 fëmijë

Fondi për të Drejtën Humanitare, në Serbi e ka filluar iniciativën për vendosjen e një monumenti përkujtues në Batajnicë, në vendin ku në fillim të vitit 2000 u gjetën në varrezat masive, më shumë se 700 trupa të shqiptarëve ndër të cilët edhe 75 fëmijë. Në iniciativën e FDH-së për ndërtimin e memorialit në Batajnicë thuhet se në memorial do të vendoseshin shënimet me emrat e viktimave shqiptarë nga Theranda Vushtrria, Lubeniqi, Korenica, Meja, Nakarada, Peja, Gjakova, Fushë- Kosova, Sllovija, Landovica, Besiana, Burimi, Deçani, Skenderaj dhe Rahoveci, përkatësisht nga të gjitha vendet ku kanë pësuar viktimat e pastaj ato janë dërguar e varrosur në Batajnicë. Iniciativa kërkon nga të gjitha listat zgjedhore që të deklarohen se a do ta ndërtojnë pas zgjedhjeve lokale Qendrën memoriale në Batajnicë, në të cilën, 20 vjet pas luftës në Kosovë, do të fillonte kultura e kujtimit institucional për të gjitha viktimat e konflikteve në ish – Jugosllavi.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës

Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …