Drejtorët komunal në Malishevë raportuan para kryetarit

Nën drejtimin e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, ku drejtorët e drejtorive komunale, kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe planifikimet për javën në vijim. Në këtë mbledhje, kryetari Begaj, ka kërkuar angazhim nga drejtorët, për realizimin e planifikimeve për vitin 2018 dhe ka kërkuar që të mos ketë vonesa në realizimin e projekteve të planifikuara. Në këtë mbledhje, u raportua për përgatitjet për shënimin e 5, 6 dhe 7 Marsit, ditët e Epopesë së UÇK-së, si dhe përgatitjet për shënimin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, ku janë planifikuar të mbahen  një varg aktivitetesh, në kuadër të shënimit të këtyre datave, nga ana e drejtorive për kulturë dhe asaj të arsimit. Po ashtu në mbledhjen, u raportua edhe për vazhdimin e aplikimeve për subvencione nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, si dhe fushatat e vaksinimit të kafshëve, si masa parandaluese ndaj sëmundjeve tek kafshët. Po ashtu u raportua edhe për gjendjen e rrugëve, ku në përgjithësi, rrugët janë të kalueshme, përkundër vështirësive, si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të borës dhe temperaturave të ulëta. Vendbanimet në vargmalet e Berishës dhe në vendbanimet tjera malore, kanë më shumë problem, por rrugët kryesore janë të kalueshme dhe kompania përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, është vazhdimisht në terren dhe po bën pastrimin e borës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …