Rrugët kryesore në komunën e Malishevës të hapura, por ka vështirësi në qarkullim në disa fshatra

Të gjitha rrugët kryesore, të cilat lidhin fshatrat e Komunës së Malishevës, janë të hapura, por në disa vende qarkullimi është më i vështirë, për shkak të borës, sidomos në fshatrat e thella e malore, siç janë Berisha, Fshati i Ri, Bardhi, Seniku, Guncati, të cilat shtrihen në vargmalet e Berishës. Në këto fshatra, erërat po e bartin borën, duke krijuar pengesa në rrugë.

Komuna e Malishevës, përkatësisht ekipet përgjegjëse të komunës, në vazhdimësi janë në terren, ndërsa edhe ndërmarrja për mirëmbajtjen e rrugëve, gjithashtu është duke i pastruar rrugët, edhe pse ato shumë shpejtë mbulohen nga bora.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, dhe zyrtarët e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, në vazhdimësi janë duke i inspektuar rrugët, sidomos në vendbanimet e thella, në mënyrë që të jenë sa më afër qytetarëve. Disa nga lagjet e fshatrave, kanë probleme në qarkullim, pasi erërat e fuqishme po e bartin borën dhe po i bllokojnë rrugët.

Rrugët janë duke u mirëmbajtur pandërprerë dhe deri më tani nuk ka pasur probleme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …