Opozita mban tubim mobilizues me simpatizantët e saj

Ashtu
siç kishin paralajmëruar, tri partitë opozitare mbajtën sot një tubim
mobilizues me mbështetësit e tyre në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.
Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri vuri në dukje se opozita e bashkuar po e
merr karakterin e lëvizjes popullore për ndryshim. “
Ne duhet të vazhdojmë me të njëjtin
intensitet të rezistimit sepse Isa e Hashimi po vazhdojnë me të njëjtin intensitet
t’iadjegin të ardhmen popullit të Kosovës”, theksoi Ymeri. Ndërkaq, kreu i
AAK-së, Ramush Haradinaj tha se protestat nuk do të ndalen deri në arritjen e qëllimit,
teksa shoprehu bindjen se tri partitë do të vazhdojnë të qëndrojnë bashkë edhe
më tej. “Jemi bërë bashkë dhe i kemi dhënë fuqi kauzës tonë të drejtë. Kjo
mënyrë e të qenit bashkë do të na udhëheqë edhe në të ardhmen”, deklaroi
Haradinaj. Para të pranishmëve në sallë foli edhe kryetari i Nismës, Fatmir
Limaj, i cili tha se protesta e 9 janarit, dha mesazhin e qartë se Kosova nuk pranon
më që të udhëhiqet nga shkelësit e Kushtetutës.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …