EULEX-i

EULEX-i është mision i padëshiruar në Kosovë

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, është mision i padëshiruar në Kosovë. Mekanizmat e drejtësisë, konsiderojnë se Republika e Kosovës ka arritur të ndërtojë kapacitetet e veta të fuqishme për të marrë përgjegjësitë në sistemin e drejtësisë, përfshi edhe fushat në të cilat EULEX-i vazhdon ta ketë rolin e vetë. Në bazë të marrëveshjes së institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, EULEX-it i skadon mandati nga mesi i qershorit. Për vazhdimin e këtij mandati, do të kërkohet një marrëveshje e re ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Por, zyrtarët në Këshillin Gjyqësor të Kosovës thonë se mandati i misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit – EULEX, duhet të përfundojë. Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi tha për Radion Evropa e Lirë se gjykatat në Kosovës tashmë i kanë kapacitetet që vetë t’i kryejnë të gjitha detyrat.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …