Deçani nderon Walkerin me dy çmime


një ceremoni të veçantë, Komuna e Deçanit i ka ndarë ish- shefit të OSBE-së në
Kosovë dhe mikut të madh të shqiptarëve, William Walker, çmimin “Shkëlzen
Haradinaj” dhe “Mirënjohjen e Qytetit” të Deçanit. Çmimin dhe mirënjohjen Walkerit
ia dhanë kreu i komunës së bashku me Luanin, djali i Shkëlzen Haradinajt, si
dhe veprimtari e biznesmeni në Amerikë, Rrustem Gecaj. Me këtë rast, kryetari i
Deçanit, Rasim Selmanaj në fjalën e tij dha vlerësimet më të larta për
ish-shefin e OSBE-së, duke thënë se deklarata e tij në Reçak dridhi themelet e
regjimit të Millosheviqit. “Kjo deklaratë e sjelli edhe bombardimin e NATO-s në
Kosovë. Ajo deklaratë ndërroi historinë në Kosovë atë kohë”, u shpreh Selmanaj.
Ndërkaq, William Walker falënderoi të gjithë deçanasit për nderimin që ia kanë
bërë, ndërsa e cilësoi popullin shqiptar si të mrekullueshëm, punëtor dhe zemër-mirë.
“Jam i dëshpëruar për shumë arsye që Kosova nuk ka ecur më shumë përpara në
aspektin e zhvillimit të saj. Prandaj, sot kur i kujtojmë ngjarjet e luftës,
siç është masakra e Reçakut, duhet t’i shfrytëzojmë ato kujtime për t’u
rizotuar që ta bëni këtë vend për të jetuar si duhet”, tha midis të tjerash Walker.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …