Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj: I jemi mirënjohës Britanisë së Madhe për kontributin ndaj Kosovës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj: I jemi mirënjohës Britanisë së Madhe për kontributin ndaj Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në Londër, ka vizituar edhe Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, ku u mirëprit nga kryetari i Parlamentit, John Bercow, i shoqëruar nga Martin Vickers, deputet dhe udhëheqës i grupit të miqësisë për Kosovën në Parlamentin Britanik. Haradinaj takoi personalitete të rëndësishme të këtij vendi si, ish-Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Lord George Robertson, Gjeneralin Mike Jackson, komandant i parë I KFOR-it, Martin Vickers, udhëheqës i grupit të miqësisë për Kosovën në Parlamentin Britanik, John Grogan, zëvendëskryesues i Grupit të miqësisë për Kosovës në Parlamentin Britanik, Tim Judah, gazetar në “The Economist”, Ben Emmerson dhe Jon Mitchell.

Në këtë takim miqësor, kryeministri Haradinaj falënderoi përzemërsisht të gjithë për kontributin e tyre që në periudha të ndryshme e ndihmuan Kosovën në çlirimin, si dhe shtetndërtimin e saj. Duke thënë se miqësia me miqtë që ndihmuan Kosovën do të vazhdojë edhe në të ardhmen, kryeministri Haradinaj shtoi se Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse për rolin dhe kontributin që ata dhanë për vendin tonë dhe do të punoj në ruajtjen e partneritetit me vendet që ndihmuan çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …