leoni

Gjykata e Apelit konfirmon kthimin në rigjykim të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes

Gjykata e Apelit konfirmon kthimin në rigjykim të rastit të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka njoftuar edhe njëherë se rasti ndaj aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosjes të akuzuar për terrorizëm është kthyer në rivendosje. “Gjykata e Apelit i ka përcjellë me interes raportimet e mediave, pas publikimit të komunikatës së djeshme lidhur më ndërprerjen e masës së paraburgimit për të akuzuarit Atdhe Arifi, Frashër Krasniqi dhe Egzon Haliti. Për shkak të interesit të madh të mjeteve të informimit dhe për të mos u krijuar konfuzione të pa nevojshme, Gjykata e Apelit njofton, se ky rast është kthyer në rivendosje”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Gjykata ka treguar se është duke e përpiluar vendimin më shkrim, në të cilin i cili do të jepen edhe arsyet. Ndryshe, në nëntor të vitit të kaluar Gjykata Themelore në Prishtinë dha verdiktet për katër të dyshuarit për këtë rast. Atdhe Arifi, 25 u dënua me 6 vjet burg; deputeti Frashër Krasniqi, u dënua me 8 vjet burg; Egzon Haliti, u dënua me 5 vjet e gjysmë burg si dhe Adea Batusha, u dënua me 2 vjet burg. Këta të katër akuzoheshin se më 4 gusht të vitit të kaluar në bashkëkryerje kishin sulmuar Kuvendin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …