leoni

Ahtisaari nuk ka pranuar ftesë për të ndërmjetësuar krizën

Ish-ndërmjetësuesi kryesor në bisedimet për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës, Marti Ahtisaari nuk ka pranuar kurrfarë ftese për të ndërmjetësuar krizën aktuale në Kosovë. Rika Marjamaki, udhëheqës i Zyrës së presidentit, Ahtisaari ka bërë të ditur se atij ‘nuk i është kërkuar deri më tani që të vijë dhe të zgjidhë krizën politike në Kosovë’. Para disa ditësh, e përditshmja austriake ‘Der Standard’, kishte përmendur emrin e finlandezit, Marti Ahtisaari dhe ish-kryeministrin suedez, Carl Bildt, si ndërmjetësues të mundshëm në bisedimet për tejkalimin  e krizës politike në Kosovë.


 


Adem Demaçi po kalon nëpër një periudhë të rëndë shëndetësore


 


Veprimtari Adem Demaçi po kalon nëpër një periudhë të rëndë shëndetësore. Ai mbrëmë është shtruar në klinikën e Gastrologjisë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes. Sipas doktoreshës kujdestare, Fitore Komoni, bëhet e ditur se gjendja e tij nuk ka qenë e mirë dhe qysh nga mbrëmë është në përkujdesje intensive. Doktoresha Komoni,  ka sqaruar se gjendja e tij është përmirësuar, megjithëse vazhdon të jetë në mbikëqyrje të pandërprerë. Ai tani është më i qetë, por problemet që i ka pasur kohëve të fundit me vështirësitë në të folur vazhdojnë të qëndrojnë.


 

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …