QKUK ka mbetur pa barna

Në Qendrën Klinike Universitare
të Kosovës, dje ka pasur mungesë të plotë të anestetikëve, infuzioneve dhe
materialit shpenzues. Kjo gjendje i ka vënë jashtë funksionit thuajse të gjitha
shërbimet shëndetësore në këtë institucion. Situatë alarmante vërehet sidomos në
repartin e Hemodializës, ku pacientët i nënshtrohen procesit çdo 48 orë. Barna
nuk ka as në repartin e e Hematologjisë, në të cilin trajtohen fëmijët e
diagnostifikuar me leukemi akute. Familjarët e 40 fëmijëve që mjekohen në këtë
repart, janë të detyruar të sigurojnë vetë terapinë. Burime brenda QKUK-së fajësojnë
për këtë gjendje mos-bashkërendimin me Ministrinë e Shëndetësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …