leoni

Në Gjonaj të Hasit, zbulohet busti i dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Reshat Çoçaj

Sot janë bërë 20 vjet nga beteja e Likoshanit dhe Qirezit në mes të UÇK-së dhe forcave serbe

Sot bëhen plotë dy dekada nga fillimi i luftës së armatosur në Kosovë,  në Drenicë, në fshatrat: Likoshan e Qirez, të vendi i quajtur “Lisat Gjashtnjakë”, ku u zhvilluar luftime të rrepta  në  mes të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe. Në këtë betejë kanë mbetur të vrarë dhjetëra policë serbë. Si pasojë e kësaj, forcat e armikut rrethuan të dy fshatrat ku edhe i ekzekutuan 24 civilë. Gjatë luftimeve me policinë serbe, në Qirez dhe Likoshan të Drenicës, kanë rënë 4 dëshmorë të UÇK-së, Rexhep Rexhepi, Beqir Rexhepi, Muhamet Gjeli dhe Naser Gjeli. Serbët atë ditë kanë masakruar 20 pjesëtarë të popullatës civile: Beqir Sejdiun, Ilir Nebihun, Rukie Nebihun shtazënë, Xhemshir Nebihun, Nazmi Sejdiun, Bedri Sejdiun, Bekim Sejdiun, Ibish Ramën, Ismail Behramin, Behram Fazliun. Nga familja Ahmeti janë martirizuar: Ahmet Ahmeti, Gani Ahmeti, Hilmi Ahmeti, Hamzë Ahmeti, Driton Ahmeti, Naim Ahmeti, Lumni Ahmeti, Shemsi Ahmeti, Basri Ahmeti dhe Elhami Ahmeti, dy të fundit të mitur.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …