leoni

Kocijançiq: Retorikë e Bernabiqit është fyese, konfrontuese dhe kundër frymës së bashkëpunimit e pajtimit

Kocijançiq: Delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë, përfunduan radhën e bisedimeve teknike në Bruksel

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, përfunduan sot raundin e bisedimeve në kuadër të dialogut teknik në Bruksel, i cili ka nisur të hënën, ka njoftuar Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. Kocijançiq ka thënë për Radion Evropa e Lirë se të dy delegacionet kanë biseduar lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të ndryshme të cilat janë arritur në kontekstin e dialogut, siç janë: liria e lëvizjes, Menaxhimi i Integruar i Kufirit, drejtësia, Asociacioni apo Bashkësia e komunave me shumicë serbe, ura në Mitrovicë dhe energjetika. Mund t’ju them se diskutimet kanë qenë konstruktive dhe delegacionet kanë biseduar për shumë çështje dhe hapa, për të cilat tash do të punojnë, në kuptimin që të arrihet deri te zbatimi i tyre dhe për normalizimin e ardhshëm të marrëdhënieve. Në këtë kontekst, ata do t’i vazhdojnë bisedimet muajin e ardhshëm dhe do të punojnë për zbatimin e marrëveshjeve për lirinë e lëvizjes, IBM-së, Asociacionit apo Bashkësisë, për urën në Mitrovicë dhe për energjetikën”, ka thënë Kocijançiq.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …