Demarkacioni është një çështje shumë e ndjeshme dhe tejet serioze, sepse aty caktohet vija kufitare. Shumë shtete kanë probleme me këtë çështje, por më i theksuar është ai në shtetet Ballkanike, dhe gjërat si po rrjedhin vështirë se do të arrihet një zgjedhje…Ballkani si qendra më konfliktuale në Evropë, sërish po aktualizohët me demarkacionin e kufijve. Problemi në këtë gadishull aq është kompleks, sa që vështirë mundë të gjendet një zgjedhje afatgjate, sepse sa zgjidhet njëra shpërthen tjetra. Fundi thuaje se nuk po i dihet…
Problemet në Ballkan janë të lloj-llojshme, si psh, Bullgaria nuk e njeh gjuhën maqedone. Pastaj Greqia nuk e njeh kombin maqedon, ajo është në situatë dramatike me Turqinë, së fundmi në mënyrë perfide po mundohet ta bindë palën shqiptare për një ri-negocim të hapësirës detare sepse ajo pjesë është e pasur me resurse të naftës me miliarda dollarë. Ku gjatë qeverisjes së Sali Berishës kishin firmosur një marrëveshje lidhur me vijën bregdetare, por gjykata kushtetuese nuk e kishte aprovuar.
As në ish republikat Jugosllave demarkacioni nuk është në formën më të mirë të mundshme, sikur është rasti i Kroacisë me shtetet fqinjë bregdetarë të saj. Fillimisht Kroacia kishte problemin me shtetin artificial Serbi-Mali i Zi, lidhur me pikën kufitare të Prevllakës, e cila gjendet në territorin e Kroacisë mu në cepin e Bokës së Kotorrit. Një pikë mjaft strategjike ku nga aty mund ta shifësh në pëllëmbë të dorës komplet Bokën piktoreske të Kotorrit. Duhet shtuar se në këtë qytet është kulla e mbretëreshës Ilire Teuta. Për shkak të strategjisë që ka ky territor Serbia e kundërshtonte me çdo forcë demarkacionin me këtë pikë kufitare, duke paraqitur lloj-lloj spekulimesh në stilin e vet. Mirëpo në skenë del politikani më i zhdërvjellët Malazez Mi\lo Gjukanoviq i cili kishte thënë qartë: “kjo nuk është çështje e Serbisë, por ekskluzivisht e Malit të Zi”. Dhe ashtu ndodhi Millo Gjukanoviq shkon në Dubrovnik, fillimisht i kërkon falje Kroacisë për sulmet që janë bërë mbi Dubrovnikun dhe më gjërë nga Mali i Zi. Dhe një-herit e konfirmon se Prevllaka i takon Kroacisë.
Është interesant se Kroacia për pos problemit që kishte pjesën jugore të bregdetit të vet, po ashtu aktualisht ka problem të pa zgjidhur edhe me pjesën veriore të breg-detit të vet në kufi me Slloveninë. Problemi është me një hapësirë tejet të vogël bregdetare, ku Kroacia nuk e lejon Slloveninë që të ketë dalje në ujërat territoriale. Me ç’rast u desh që çështja ti kaloi arbitrazhit. Arbitrazhi i kishte dhënë të drejtë Sllovenisë që të ket dalje në ujërat territoriale, me këmbim të territorit tokësorë. Mirëpo Kroacia as këtë vendim të arbitrazhit nuk e përfill, ku nuk e lejon Slloveninë që të ketë dalje në ujërat territoriale. Duhët shtuar edhe këtë se jo rrallë ndodhin incidente me peshkarexha, dhe të dyja shtetet i dënojnë peshkatarët e palës tjetër, por as njëra palë nuk i përfillë këto dënime. Këtu duhët thënë të dyjave: Bravo iu qoftë, kështu mbrohët kufiri i shtetit, qoftë edhe me milimetra.
Konflikt mjaftë i tendosur kufitar është ai mes Greqisë dhe Turqisë, ku në çdo moment mundë të shpërthejë. Problemi është lidhur me dy ishuj kontestues, ku ka pasur edhe përleshje ushtarake, me ç’rast ushtria Turke në v.1997 kishte vrarë dy ushtarë grekë, dhe së fundmi para pakë kohësh anija luftarake Turke kishte goditur pjesën e prapme të një anije greke.
Deri sa shtetet e lartë përmendura nuk lëshojnë pe me asnjë kusht lidhur me demarkacionet e kufirit të tyre. Sepse këto shtete mirë i kanë hartuar planet e tyre strategjike dhe janë të pa- lëkundura. Kosova pa asnjë arsye dhe me një non shalancë i hyri fillimisht demarkacionit me Maqedoninë, ku siq dihët edhe aty u humb territor. E tëra kjo me nj hartim të planit tejet të pamatur të qeverisë. Por më e pa skrupullta u bë ajo me Malin e Zi, ku qeveria e Kosovës me grupin e vet deshën dhe po dojnë tia kalojnë mbi 8mijë hektarë Malit të Zi. Diqka që nuk është dashur të ndodhë,sepse fillimisht është dashur të diskutohët në Kuvend e pastaj të shkohët tutje. Për demarkacionin me Malin e Zi ka pasur, ka , dhe do të ketë reagime. Unë kësaj radhe po eshkoqisë një fakt të eksperti të Gjeografisë Shpejtim Bulliqit, i cili para disa muajsh në TV21 paraqiti një fakt të pa mohushëm se Kosova humb territor, ai fakt sipas Sh. Bulliqit ishte: “Mali i Zi para demarkacionit me Kosovën kishte 8mijë hektar më pakë, kurse pas demarkacionit me Kosovën Mali i Zi rritët për 8mijë hektarë”. Kësaj i bie tamam se qeveria e Kosovës e ka hekurosur Malin e Zi duke e rritur për 8mijë hektarë. Nëse kjo është e saktë atëherë po del se Kosova ia bëri “8” me “2” Malit të Zi, i dha 8mijë hektarë, kurse Mali i Zi si dhuratë i japë 200 hektar për ta drejtuar një vijë kufitare.
Situata hiq më e mirë nuk është as në Shqipëri, lidhur me rishiqimin e kufirit detar me Greqinë, edhe aty po krijohën grupe në nvele të ndryshme ekspertësh. Në këto situata as pak të këndshme për Shqiptarët lidhur me kufijt, lirisht mundë të konkludojmë se Kosova dhe Shqipëria po hartojnë plane, shtetet fqinje…