leoni

Redaksia, Dëshmorët e UÇK-së, ka nxjerrë në dritë monografinë, “Feniksët e lirisë-17"

Redaksia, Dëshmorët e UÇK-së, ka nxjerrë në dritë monografinë, “Feniksët e lirisë-17″

Redaksia, Dëshmorët e UÇK-së, ka nxjerrë në dritë monografinë, “Feniksët e lirisë-17, ku janë përshirë biografitë e 78 dëshmorëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

 Dëshmorët, biografitë e të cilëve janë përfshirë në këtë vëllim janë:

ADEM RAKOCI, AFRIM GASHI, AGIM DERVISHI, AHMET SHABANI, ALBAN AHMETAJ, ALBRIM FANAJ, ALUSH BERISHA, ARSIM GASHI, ARSIM TAHIRI, AVDYL NIMANI, BEDRI MALOKU, BEHRAM BEHRAMI, BESNIK LAJÇI,  DAUT RAKOCI, DINË ALIJAJ, DRITON ISLAMI, EJUP KRYEZIU, EKREM BAJRAMI, ENVER BUÇAJ, ENVER BYTYÇI, FATMIR IBISHI, FATMIR SAHITI, FATON SHABANI, GANI BALAJ, GAZMEND ZEQIRI, GJYLSERE SAHITI, HABIB ZEKA, HAMDI HASANI, HAJDIN HALITI, HAJRUSH ELEZAJ, HASAN OSMANI, HAXHI HAXHA, HIDA HOTI,  HILMI HOTI, IDRIZ BALAJ, IMER BUÇAJ, ISAK HOTI, ISMET HOTI, KADRI KARAÇICA, KUJTIM BYTYÇI, LULZIM VESELAJ, MENTOR GASHI, MILAZIM BALAJ, MUHARREM MISIMI, MURAT HALITI, NAIM BEKA, NEBIH BUÇAJ, NEXHAT FANAJ, NJAZI REXHEPI, QEMAL GURI, RAFET ISUFI, RIZVAN BELA, RUSHIT SHALA, RRAHIM BEQIRI, SABIT BABATINCA, SEDAT HOTI, SEJDI KRALANI, SELIM REKALIU, SELIM SHEHU, SINAN HOTI, SYLË BALAJ, SHAQIR HOXHA, SHEFKI  SALIHU, SHEFQET SHALA, SHENASI IBRAHIMI, SHERIF SHERIFI, SHUKRI HOTI, TASIM ELEZAJ, VESEL MUHARREMI, XHAFER BALAJ. XHAVIT ISLAMI, XHELADIN ASLLANI, XHEMAILI HOTI, XHEMAJL FETAHAJ, XHEVDET KRASNIQI, XHEZAHIR BELA, YLBER FANAJ dhe, ZAIM BAJRAMI.

Monografia, “Feniksët e lirisë-17”, ka  296 faqe. Shtypi, Shtypshkronja “Shkrola”, në Prishtinë.

Parathënie

Në fundin e vitit 2017 Redaksia e monografisë “Feniksët e Lirisë” ka përgatitur vëllimin e shtatëmbëdhjetë të kësaj monografie me biografitë e 78 dëshmorëve të rënë gjatë luftërave çlirimtare të tri ushtrive të lavdishme çlirimtare në të gjitha trojet e mbetura jashtë shtetit shqiptar, që nga Besiana deri në Gostivar e që nga Presheva deri në Gjakovë. Nuk është fakt i panjohur, ose së paku nuk duhet të jetë fakt i panjohur se libri më i ri Feniksët e Lirisë -17 i vjen lexuesit pas një pauze mbi tri-vjeçare dhe kjo për shkak të pamundësisë financiare të Redaksisë për të funksionuar normalisht në plotësimin e misionit të saj për çfarë edhe ishte formuar. Më konkretisht duhet thënë troç se kjo pamundësi e funksionimit apo kjo paralizë e Redaksisë ka ardhur si pasojë e pagatishmërisë, ose edhe më qartë, e refuzimit të mbështetjes institucionale të punës së Redaksisë Dëshmorët e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Dhe në qoftë se mjerisht edhe projekti i kësaj redaksie do ta ketë fatin e shumë projekteve të tjera të cilave u dihet vetëm fillimi, por jo edhe fundi, ky fakt ka vetëm një emërtim: refuzimin e institucioneve të stërkequra të Republikës për ta njohur legjitimitetin e punës së Redaksisë dhe refuzimin për ta njohur vlerën e sakrificës sublime të mijëra dëshmorëve të lirisë.

Si pasojë e fakteve të sipërthëna, me vështirësi jo të pakta, Redaksia Dëshmorët e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës ka përgatitur librin Feniksët e Lirisë – 17, gati më tepër për të demonstruar pagatishmërinë e dorëzimit para rrethanave bllokuese, siç kishin dëshmuar pamposhtshmëri deri në fund edhe dëshmorët e lirisë në situatat pa shtegdalje. Dhe kjo rrethanë domosdo reflektohet edhe te cilësia e biografive të këtij vëllimi të monografisë për dëshmorët.

Lexuesit të këtij vëllimi do t’i bie në sy fakti se një numër jo i vogël i biografive të dëshmorëve është shkruar nga autorë të rinj bashkëpunëtorë të Redaksisë, siç janë: Malush Fanaj, Nexhmi Lajçi, Xhafer Osmani, Rafet Isufi, Haxhi Birinxhiku, Bajram Arifi, Labinot Dërvishi, Nezir Beqiri, Isuf Ismajli, Mehmet Balaj, Sabedin Sherifi, Astrit Berisha e Skënder Lutfiu, të cilët në fakt në të shumtën e rasteve janë bashkë-familjarë të dëshmorëve për të cilët kanë shkruar. Ne biografitë e tjera, emri i autorëve është shënuar me iniciale të anëtarëve të Redaksisë dhe të bashkëpunëtorëve të saj. Ky fakt flet vetvetiu se sa të interesuar, por njëkohësisht edhe sa të preokupuar janë bashkë familjarët e dëshmorëve të lirisë për ta përfunduar monografinë Feniksët e Lirisë, duke mos lënë asnjë dëshmor pa përfshirë në të. Por, sa do të jetë e arritshme kjo dëshirë nuk mund të parathuhet në rrethanat kur proporcioni ndërmjet numrit të dëshmorëve për të cilët tashmë janë publikuar në monografitë dhe numrit të përgjithshëm të tyre ka ardhur duke u rritur si rezultat i njohjes së statusit të dëshmorit edhe për shumë të rënë të tjerë, bazuar në paraqitjen e dëshmive të reja.

Redaksia

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …