Është mbajt mbledhja e II-të e rregullt e asamblesë Komunale në Deçan

E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Komunale të Deçanit, Haki Shehaj, është mbajte mbledhja e II-të e rregullt e Asamblesë komunale. Për këtë mbledhje ishte propozua ky rend pune:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

  2. Zëvendësimi i delegatit Qazim Maloku me delegatin e radhës, Milazim Mushkolaj nga subjekti politik AAK dhe dhënia e betimit,

  3. Marrja e vendimit për orientimin e të hyrave të bartura të vitit 2017 në vitin 2018,

  4. Shqyrtimi i kërkesës së Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinorë për caktimin e taksës vjetore për lëshimin e lejes ndërtimore,

  5. Shqyrtimi i kërkesës së Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinorë për Hapjen e rrugës së re që lidhë rrugën “Himë Mushkolaj-Haxhi Mushkolaj” në Zonën Urbane,

  6. Shqyrtimi i propozimit të Drejtorisë për Arsim dhe marrja e Vendimit për ndarjen e pronës së dy shkollave të mesme në Deçan,

  7. Ngritja e Komisionit për formimin e planit zhvillimorë të arsimit.

  8. Të ndryshme.

Para se të miratohej rendi i punës Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dha sqarimet e duhura lidhur më diskutimin e pikës së 5-të të rendit të ditës me Shqyrtimin e kërkesës së Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinorë për hapjen e rrugës së re që lidhë rrugën “Himë Mushkolaj-Haxhi Mushkolaj” në Zonën Urbane, mbase në Komitetin për Politikë dhe Financa ishte rekomanduar që të hiqet nga rendi i ditës dhe të mos diskutohet në mbledhjen e Asamblesë. Pas sqarimeve nga kryetari Ramosaj, kjo pikë është hedhur në votim nga kryesuesi ku më shumicë votash rikthehet për diskutim në këtë mbledhje. Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar është vazhduar më pikët e rendit të ditës ku është bërë zëvendësimi i një anëtari të Asamblesë komunale Qazim Maloku me delegatin e radhës, Milazim Mushkolaj nga subjekti politik i AAK –së. Seanca ka vazhduar më piken e rendit të ditës lidhur më orientimin e të hyrave të bartura të vitit 2017-për vitin 2018 . Drejtoresha për buxhet dhe Financa Syzana Mustafaj, bëri të ditur se komuna e Deçanit në mbylljen e vitit fiskal buxhetor 2017 ka pasur në sistemin e SIMFK-së shumën pre 111,257.74€ nga të hyrat vetanake të cilat kanë mbetura te pa shpenzuar, kjo si rezultat i mjeteve të arkëtuara në muajin nëntor-dhjetor 2017. Ndërsa si propozim për ridestinim të të hyrave vetanake të vitit 2017 të bartura në vitin 2018 është: Kujdesi Primar Shëndetësor në kategorinë paga dhe mëditje shuma 14,213.13€.  Zyra e Kryetarit –Subvencione dhe transfere, shuma 20,000.00€ për garat e skijimit ,,Kupa e Gjeravices 2018” që do të mbahen në Bjeshkën e Belegut me 3 mars 2018. Shërbimet Publike Infrastrukturë Rrugore, Kategoria Shpenzime kapitale shuma prej 77,044.61€ të dedikuara për shpronësimin e pronave private. Më rekomandim të kryesuesit të asamblesë Haki Shehaj, më shumicë votash është aprovuar edhe kjo pikë e rendit të ditës.

Pika e 4-të e rendit të ditës është miratuar nga të gjithë asamblistët.

Pika e 5-të e rendit të ditës ngjalli debat tek asamblistët e opozitës të cilët edhe e braktisen seancën mbase nuk deshën të jenë pjesë e diskutimit të mëtutjeshëm të pikave të rendit të ditës. Seancën e braktisën asamblistët e PDK-së, me iniciativë të asamblistit Mon Selmonaj, ndërsa iu bashkuan edhe asamblistët e LDK-së më përjashtim të asamblistit Besnik Lokaj, ndërsa dy anëtaret e VV-së nuk ishin prezent nga fillimi i seancës. Më shumicë votash është aprovuar pika e rendit të ditës lidhur me ndarjen e pronës së Gjimnazit ,,Vëllezërit Frashëri ’’dhe SH.M.T,, Tafil Kasumaj’’. Në pikën e 7-të të rendit të ditës Drejtori i DKA-së Qazim Maloku kërkoi që të ngritët një komision për formimin e planit zhvillimor të arsimit, siç vijon:

  1. Qazim Maloku –Drejtor i DKA-së

  2. Xhevat Bozhdaraj-Kryetar i Komisionit

  3. Hysen Balaj- Drejtor Shkolle –Anëtar

  4. Enver Osdautaj –Profesor –Anëtar

  5. Sanije Thaqi- Profesoresh-Anëtare

  6. Fatjeta Ramaj- asambleiste -AAK

  7. Nje nga opozita ?

Në të ndryshme janë diskutuar edhe vendimi për ri-shpallje të zonave më interes për komunën e Deçanit ku dhe është miratuar nga asamblistët. Po ashtu është miratuar edhe kërkesa e Organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së për ndarjen e parcelës më nr. 1110-0 ZK Deçan për ndërtimin e shtatores së Dëshmorit të Kombit Beg Rizaj, kjo kërkesë është aprovuar më shumicë votash. Në të ndryshme asamblisti i AAK-së Kushtrim Loshaj, kërkoi nga Kuvendi Komunal që të gjendet një mundësi buxhetore për përcjelljen e seancave të asamblesë komunale nga ndonjë medium elektronik në mënyrë që të jemi sa më transparent para qytetarëve. Në të ndryshme asamblisti Rifat Stojkaj kërkoi që të rishikohet Plani hapësinorë për parkun Nacional Bjeshkët e Nemuna konkretisht në pikën e 5-të ku komuna e Deçanit, përjashtohet nga të gjitha përgjegjësit administrative dhe nuk ka ingirenca në zhvillimin e këtyre hapësirave më interes të madh për zhvillimin e turizmit në komunën e Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …